E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesa perfshihet nga flaket shpeton i mituri

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e të enjtes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi’, pranë Tregut Elektrik, ku një apartament në katin e tretë të një pallati në këtë zonë është përfshirë nga zjarri për arsye ende të panjohura.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që një fëmijë 7 vjeç i cili ndodhej brenda banesës në momentin e rënies së zjarrit ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Vogëlushi është transportuar menjëherë në spital, ku pasi ka marrë ndihmën e nevojshme, është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›