E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesa përpihet nga flakët në Klos

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë gjithë banesën, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur shërbimi zjarrfikës i bashkisë Klos.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›