E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bangladesh, 70 të vdekur nga shembja e pallatit

Gazeta Shqip

bangladeshTë paktën 70 trupa janë nxjerrë nga gërmadhat e një ndërtese tetëkatëshe që u shemb sot në Dhaka, informoi ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Ruhal Haque.

Qindra veta që gjendeshin brenda dhe jashtë ndërtesës Rana Plaza në Savar, janë lënduar nga shembja e përnjëhershme e saj.

Forcat e shumta të shpëtimit po vazhdojnë betejën për nxjerrjen e qindra civilëve të cilët besohet se mund të jenë gjallë nën gërmadhat e ndërtesës që shërbente si qendër tregtare.

Mediet ndërkombëtare citojnë dëshmitarë në vendngjarje të kenë thënë se në momentin e shembjes së ndërtesës brenda mund të kenë qenë të paktën 1000 veta.

Ministria e mbrojtjes ka angazhuar edhe forcat ushtarake për të ndihmuar operacionin e shpëtimit. Shumë ndërtesa në Bangladesh ndërtohen pa leje urbanistike.

Sipas medieve lokale, muajin e kaluar inspektorati ndërtimor kishte evidentuar disa të çara në ndërtesë dhe kishte kërkuar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në këtë godinë, deri në një vendim tjetër.

24 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

Bangladesh, 70 të vdekur nga shembja e pallatit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›