Bangladesh, arrestohen pronarët e ndërtesës që shkaktoi 324 të vdekur
Kryeministri i Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka urdhëruar arrestimin e pronarëve të fabrikës, e cila është shembur të mërkurën.
Numri i të vdekurve nga rrëzimi i ndërtesës tetëkatëshe në Daka ka shkuar në 324.
Mësohet se policia deri më tani ka arrestuar dy nga pronarët e fabrikës, të cilët i kishin detyruar punëtorët të punonin në ambientet e saj, me gjithë para lajmërimet se ndërtesa kishte shfaqur të çara.
Ministri i Punëve të Brendshme të Bangladeshit, Shamsul Huk, ka thënë se do të arrestohen të gjithë njerëzit përgjegjës, përfshirë arkitektin, inxhinierin dhe ndërtuesit.
27 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Bangladesh, arrestohen pronarët e ndërtesës që shkaktoi 324 të vdekur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email