E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Qendrore Amerikane nuk ndryshon normën e interesave

Banka Qendrore amerikane mbajti të pandryshuar interesin e saj bazë në mbyllje të takimit që zhvilloi sot në Uashington mbi inflacionin dhe çështje të tjera ekonomike. 

Interesi bazë i Rezervës Federale ndikon në normat e intereset për të gjitha llojet e kredive, nga ato të shtëpive për individët te huatë e kompanive të mëdha. 

Banka Qendrore i ka ulur disa herë interesat duke filluar nga shtatori i kaluar në përpjekje për të rigjallëruar ekonominë amerikane, e cila është ndikuar negativisht nga rënia e çmimit të shtëpive dhe e besimit të konsumatorëve si dhe nga rritja e çmimit të energjisë. 

Por interesat tepër të ulta bankare mund të çojnë në shtimin e inflacionit dhe drejtori i Bankës Qendrore Ben Bernanke ka paralajmëruar se rreziku i inflacionit po rritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›