Banka e Shqipërisë rrit nivelin e rezervës së arit

Banka e Shqipërisë ka rritur nivelin e rezervës së arit. Sipas Scan TV përgjatë muajit të kaluar rezerva e arit u rrit me 30.54 mln euro në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera totale e arit arrinë në 203.51 mln euro muajin që lamë pas.
Edhe në tregjet ndërkombëtare, metali i verdhë është duke thyer rekorde për sa i përket vlerës që po arrin. Momentalisht ai po këmbehet me 2,300 dollarë për onz.
Ari luan një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi, ku më e rëndësishmja është mbrojtja kundër paqëndrueshmërisë financiare.
Gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike ose krizës financiare, investitorët shpesh i drejtohen arit si një strehë e sigurt.
Vlera e arit zakonisht ka tendencë të rritet kur investimet e tjera, të tilla si aksionet ose monedhat, po performojnë dobët.
Kjo pasi ari shihet si një aktiv i qëndrueshëm që ruan vlerën e tij edhe në kushte të trazuara ekonomike.
/ rtsh.al /