Bankat mbyllin dyert per te diplomuarit

Disa nga bankat kryen shkurtime ne stafet e veta, nderkohe qe disa te tjera vijuan te zgjerojne rrjetin e degeve dhe numrin e te punesuarve. Por per studentet qe mbaruan apo qe pritet te mbarojne shkollen, duket se mundesite per te gjetur nje vend pune do te mbeten te pakta.
Krijimi i nje sistemi bankar privat ne vitet 2000 u shoqerua me krijimin e nje numri te konsiderueshem vendesh pune ne ekonomine shqiptare, e cila ka vuajtur gjithmone nga papunesia e larte.
Bankat ndihmuan ne krijimin e nje klase te re zyrtaresh me paga relativisht te larta ne krahasim me industrine. Ne vitet 2004-2005, bankat hasen ne veshtiresi ne gjetjen e njerezve te pergatitur per t’u punesuar, ndersa studentet e Ekonomikut u “joshen” permes kurseve te trajnimit nga bankat qe kerkonin te zbulonin talentet e ardhshme per t’i punesuar.
Kulmi arriti ne vitin 2008, kur ekspansioni i madh ne kredidhenie dhe ne sherbime bankare te tjera si pagesat apo kartat e debitit, shtuan plot 1900 vende pune. Ne fund te vitit 2009, neper banka punonin rreth 6400 vete, ose 1.6 per qind e te gjithe te punesuarve ne sektorin jobujqesor. Por reduktimi i fitimeve si pasoje e kredive te keqija, si dhe bllokimi i kreditimit, duket se uli edhe deshiren e bankave per te punesuar me shume.
Gjate vitit 2009, vende pune u hapen ne sektorin e shitjeve me pakice, per shkak te investimeve per ndertimin e disa rrjeteve te supermarketeve te profileve te ndryshme, por te rinjte qe mbaruan studimet vitin e shkuar, e paten shume me te veshtire sesa brezat paraardhes per gjetjen e nje vendi pune. Situata duket se do te jete e veshtire edhe ne vitin 2010. Shumica e bankave, megjithese presin permiresim te ekonomise, nuk parashikojne ndonje bum ne kredidhenie, sic qe pare ne vitet e shkuara.