E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat raport per parate ne kesh

Qytetarët shqiptarë po preferojnë gjithomën e më tepër të përdorin para në dorë dhe të priren drejt pagesave elektronike. Sipas raportit të Banës së Shqipërisë, për ndërmjetësimin financiar, zhvillimet në depozita kanë qenë pozitive, të ndikuara nga preferenca e individëve për të përdorur më pak kesh. Raporti nënvizon se stimuli i rritur fiskal në ekonomi gjatë vitit të shkuar, së bashku me kërkesën e sektorit privat në financim, kanë ndihmuar në krijimin e parasë, sidomos në lekë. Në muajin nëntor, raporti i depozitave ndaj prodhimit kombëtar vlerësohet të këtë arritur në 68%, përkundrejt 64% në vitin 2010. Për të njëjtën periudhë, paraja jashtë bankave ka rënë me rreth 1% krahasuar me fundin e vitit 2010. Forcimi i besimit në sistemin bankar, i shoqëruar me orientimin e agjentëve ekonomikë drejt instrumenteve afatgjata, ka çuar në rritjen e monetizimit të ekonomisë.
Ndërkaq, sipas të njëjtave të dhënave, në fund të tremujorit të tretë, raporti i kredive me probleme ndaj totalit të portofolit të kredisë shënoi 18%, përkundrejt 14% që shënonte në fund të vitit 2010.
Në këto kushte, bankat kanë shtrënguar më tej standardet e kreditimit duke ndjekur politika të kujdesshme në kreditim. Në tërësi, vlerësohet se sistemi bankar është i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të kënaqshëm, duke qenë i aftë për të rritur ndërmjetësimin financiar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›