Banoret argetohen mes lojerave dhe shakave midis njeri-tjetrit

Banoret ne shtepine e Big Brother vazhdojne qe te argetohen me njeri-tjetrin per minuta te tera duke krijuar situata gazmore ne shtepine e Big Brother. Franceska dhe Gerta thurin plan me njera-tjetren qe ta lyejne Genten me paste dhembesh dhe e vene ne zbatim planin tyre. Banoret fillojne te qeshin me situaten e krijuar e pak me vone ne loje perfshihen edhe banoret e tjere. Me vone ata marrin miell e lyejne njeri-tjetrin mbi krevatet e dhomes se gjumit.
Nderkohe Vellai i Madh ka vendosur muzike ne sfond e banoret kercejne me njeri-tjetrin teksa jane mbledhur te gjithe ne dhomen e gjumit.
Ndersa Liami i cili ka afer Erionin e Gracianon fillon te kujtoje ditet e qendrimit ne shtepi dhe banoret qe jane eliminuar nga shtepia. Ai kujton Anilen dhe Metin e situatat gazmore me ta. Ai mendon se si mund te ndryshoje jeta e tyre pas daljes nga shtepia.
Pak me vone ne qender te vemendjes vendosin Gerten duke i nxjerre ne pah te meta ne trup apo fytyre si per ta vene ne siklet. I pari fillon Ermali i cili pasohet nga Arbri dhe te tjeret. Ndersa Gerta e kalon situaten me shaka e te qeshura.
Keshtu shakate dhe te qeshurat ne shtepine e Big Brother vazhdojne edhe per disa minuta te tjera.