E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret bejne buxhetin e javes Franceska kunder te gjitheve

Banoreve u ka ardhur zarfi me buxhetin e javes i cili lexohet nga Erioni. Ai u shpjegon banoreve menyren si do ta plotesojne buxhetin e javes pasi nuk eshte i njejte me te javeve me pare. Erioni u ben me dije si do te funksionoje buxheti dhe cka eshte me e rendesishmja eshte qe banoret per kete jave kane buxhet te plote.

Liami jep mendimin qe te gjithe banoret mund te thone me rradhe se cfare duan te porositin. Erioni e Ermali kembengulin qe nder produktet kryesore te marrin detergjente per shtepine. Ndersa Dritani thote qe sonte te bejne nje darke te mire e Gerta u kerkon banoreve qe te pakten sonte te hane te gjithe se bashku ne tavoline.

Erioni u kerkon banoreve te bejne nje sakrifice per te pire me pak cigare e u sugjeron qe te gjithe duhanpiresit te porositin nga gjysme steke por Franceska e Edi nuk bien dakort. Genta shprehet se duhanpiresit e shtepise nuk e kane sensin e pergjegjesise pasi duke marre ata cigare i privojne te tjeret nga porositja e ushqimeve. Liami tregon se Genta i ka propozuar qe te porositin dhe ata cigare ne menyre qe te krijojne zenka me banoret por ai nuk ka pranuar pasi ka shume gjera te tjera per te cilat mund te debatoje.

Si perfundim Erioni shprehet se porosia e tyre eshte me e larte nga ceshte e lejuar keshtu qe ata duhet te heqin disa produkte e propozon te eleminojne disa paketa cigare. Franceska i thote Erionit qe te ulin porosite e mishit dhe te bukes por Gerta reagon dhe i pergjigjet se po heq buken per te marre cigare e kjo nuk eshte e drejte. Franceska shprehet se ka sakrifikuar per ti marre cigaret e do nje steke por pas shume perpjekjeve nga banoret ajo dorezohet e porosit gjysme steke.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›