E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët debatojnë

05/05/10 02:16

Jona teksa ngacmon Erionin i thotë se ai nuk është aq mëndjehapur saqë të lejojë që e dashura e tij të ketë një tjetër djalë përkrah jashtë. Kjo shprëhje ka mjaftuar që në shtëpi të lind një debat mes Jonës dhe djemve të shtëpisë. Jona u thotë djemve se meshkujt shqiptarë janë xhelozë dhe në përgjithësi e trajtojnë femrën që kanë përkrah si një pronë të tyre. Erioni dhe Jetmiri i thonë se ata nuk janë xheloz, por nuk tolerojnë që dikush tu ngacmojë të dashurën në prani të tyre. Jona thotë se kjo është e gabuar, pasi femra është e aftë të kthejë vetë përgjigje dhe nuk ka nevojë që të përfundojnë meshkujt në dhunë fizike. Djemtë i thonë se kjo është mëse normale që ata të reagojnë nëse dikush ngacmon femrën që ata kanë përkrah, ndryshe kur kjo ndodh kur nuk ndodh në prani të tyre. Jona e përkrahur nga Klodi u thotë se meshkujt shqiptarë janë shumë krenarë, protektivë ndaj femrës dhe jo-mendjehapur që të veprojnë në mënyra më paqësore. Erionit dhe Jetmirit u bashkohet edhe Mandi i cili u jep të drejtën meshkujve. Ai thotë se meshkujt shqiptarë në përgjithësi nuk ngacmojnë femra që janë të shoqëruara dhe nëse kjo ndodh është mëse normale që të mbrosh gjënë tënde. Djemtë sjellin shembuj nga më të ndryshmit për ti treguar vajzës se raste të tilla ndodhin dhe jo vetëm me shqiptarët. Jetmiri tregon një rast kur një i ri amerikan përplaset me disa djem shqiptarë njëherësh për shkak të ngacmimeve që djemtë e tjerë po i ngacmonin të dashurën. Erioni i thotë se kjo nuk ka të bëjë me faktin se një njeri është mendjehapur apo jo. Mandi dhe Klodi largohen, ndërsa Jona vazhdon të debatojë me Jetmirin dhe Erionin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›