E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Banorët e Bërxullës në protestë

Banorët e Bërxullës u ngritën në protestë këtë të diel, pasi nuk janë dakord me vlerën e shpronësimeve për pronat dhe tokat e tyre që u preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar. Pronarët e tokave e gjykojnë si të pa konceptueshëm pretendimin se projekti është përllogaritur me 50 euro m2 ndërsa vlera që u ofrohet atyre është me 4 euro m2.

Banorët thanë, se nuk ka pasur asnjë negociatë me ta nga ana e insititucioneve dhe se kishin përgatitur dosjen gati për në Gjykatë.
Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.
Ata u përplasën edhe me forcat e Policisë, ku bllokuan rrugën e Rinasit nga ku deklaruan, se shteti mund t’ua marrë vetëm me gjak tokat e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›