Banorët e Dajtit dhurojnë gjak për njerëzit në nevojë

Banorët e Dajtit dhurojnë gjak për njerëzit në nevojë. Nisma në bashkëpunim me Kryqin e Kuq u zhvillua ne ambjentet e komunës Dajt.
Kryetari i komunës, Kujtim Qefalia, u bëri thirrje banorëve të zonës që të sensibilizohen dhe të ndihmojnë personat në nevojë.
Kryqi i Kuq në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, do të organizojë të tjera fushata dhurimi të gjakut.