Banorët e Durrësit dhe Rrjollit protestë para parlamentit, kundërshtojnë projektet

Ndërsa në sallën e Kuvendit zhvillohej seanca plenare, jashtë ambienteve të Parlamentit u mblodhën dhjetëra qytetarë në protestë.
Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti TID, së bashku me banorët e Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti në zonën e tyre, ngritën zërin kundër vendimeve që, sipas tyre, cenojnë pronat dhe mjedisin.
Protestës iu bashkuan edhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kërkesat e banorëve.
/rtsh.al/