E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret e Lugines se Presheves protestojne kunder diskriminimit serb

Presheve 11 dhjetor NOA - Mijera shqiptare te Lugines se Presheves kane protestuar te premten ne Presheve me moton Ndal debimit te trurit ne nje tubim te organizuar nga Keshilli per te Drejtat e Njeriut dhe te perkrahur nga forumet rinore te te gjitha subjekteve politike shqiptare qe veprojne ne kete rajon.

Me rastin e Dites Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut marshi protestues ndaj politikes

diskriminuese te Beogradit zyrtar per mosnjohjen e diplomave te fituara ne Universitetin e Prishtines ndalimi i perdorimit te simboleve kombetare dhe i gjuhes amtare largimi i vazhdueshem i popullates dhe shume ceshtje te hapura bene qe kjo proteste te perkrahet nga me se 50 organizata joqeveritare.

Kryetar i KDNJ-se ne Lugine Belgzim Kamberi duke folur para protestuesve dhe gazetareve theksoi se mesazhi per qeverine serbe eshte i qarte sepse ky problem

nuk eshte vetem i qindra te rinjve te diplomuar dhe mijera maturanteve studenteve qe jane duke studiuar por eshte problem i te gjithe shqiptareve te Lugines gje per te cilen po shihet se sot te gjithe jemi bashke te percaktuar dhe te vendosur deri sa te zgjidhjet kjo ceshtje nga Beogradi zyrtar.

Ndersa sipas kryetarit te Forumit Rinor te PVD-se Ragmi Mustafa njeheresh edhe perfaqesues i KDNJ-se kjo proteste paqesore ka per qellim sensibilizimin e opinionit vendor dhe atij nderkombetar per diskriminimin e vazhdueshem shteteror qe po behet ndaj intelektualeve shqiptare me mosnjohjen e diplomave te Universitetit te Prishtines.

Sipas Mustafes edhe Keshilli per te Drejtat e Njeriut i Serbise e ka perkrahur protesten duke dashur qe me kete ti beje nje sfide te madhe gjykates dhe ta ngre ne nje ceshtje juridike.

Organizatoret e protestes se sotme i kane dorezuar nje leter perfaqesueses se BE-se per Politike te Jashtme e Siguri Catherine Ashton permes se ciles kane kerkuar zgjidhjen e problemeve te ketushme nderkohe qe e kane perkujtuar se Presheva Bujanoci e Medvegja nuk duhet dhe nuk guxojne te jene peng te dialogut midis Beogradit e Prishtines zyrtare.

Organizatoret kane paralajmeruar se protestat lidhur me mosnjohjen e diplomave do te kete ne vazhdimesi ne forma te ndryshme deri ne zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.

Protesta e sotme u ndoq nga nje numer i madh i forcave serbe te sigurise por nuk u regjistrua asnje incident.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›