Banoret e Oslos kthehen gradualisht ne normalitet pas sulmeve vdekjeprurese

Nje pasdite ne Oslo nje qytet i ndryshem nga ai qe ka qene me pare. Rruget te cilat u boshatisen pas tragjedise te premten kane nisur te mbushen. Jeta po rikthehet ne kete qytet. Njerez nga te gjitha shtresat dhe moshat jane mbledhur per te kujtuar ata qe humben jeten ne ngjarjen me brutale per Norvegjine qe prej Luftes se Dyte Boterore. Ata ende po perpiqen te kuptojne se si ka ndodhur tragjedia dhe akti terrorist nga nje njeri aspak i dyshimte.
Mona Svenning qendron ne linje bashke me babane e saj ne ambientet jashte universitetit duke pritur per te shkruar dicka ne librin e ngushellimeve. Ajo ishte shume me fat qe nuk humbi njerez te afert ne ngjarjen tragjike. Por vellai 18 vjec i saj nuk ishte kaq me fat pasi humbi kater nga shoket e tij ne ngjarjen e tmerrshme ne ishullin Utoya.
Ai po mundohet qe te marre veten me sa te mundet. Ai po qendron ne shtepi sot pasi mendon se eshte me mire. Per momentin eshte shume keq nga kjo ngjarje por po mundohet te gjeje forca.
Njefare lehtesimi qe sulmi nuk qe nga Al Kaida
Jardar Hals Bjelland ka pritur prej disa oresh nisjen e ceremonise perkujtimore dhe qendron duke pare turmen bashke me gruan e tij. Prej kohesh nje banor i Oslos ai thote se tani qyteti ka nje ndjesi tjeter.
Kjo eshte nje ndjenje boshe dhe shume e cuditshme. Eumlshte dita e pare pas masakres qe une shoh njerezit te dalin me vrull ne rruge. Deri tani Oslo ka qene nje qytet fantazme por tani ende ka nje ndjenje te cuditshme.
Ka nje perceptim ne opinionin publik qe duket lehtesues qe sulmin terrorist nuk e kane bere njerez te huaj. Shume njerez thone se eshte me e lehte te merresh me nje terrorist te rritur ne shtepi se sa nje te huaj.
Lise Maloney ka jetuar per 17 vjet ne Nju Jork dhe ajo di disa gjera mbi aktet terroriste. Ajo thote se autori i masakres ne Norvegji eshte nordik dhe kjo e ben tragjedine me pak te frikshme.
Nese do te kishte qene nje akt te cilin e mendonim si te Al Kaedes apo fondamentalisteve do te ishim me shume te tmerruar. Eumlshte e frikshme qe autori eshte norvegjez por ne te njejten kohe eshte disi lehtesi pasi nese do te kishte qene dicka tjeter do te ishte me keq.
Ndersa perkujtimi per te vraret ka filluar qyteti qe dukej bosh ne te gjithe fundjaven nisi te mbushej dhe qindra njerez u mblodhen ne paraden e trendafilave nje simbol i Partise Laburiste qe mbushi rruget e Oslos.
Autor L. Sdal / A.Borici
Redaktoi Auron Dodi