E Diel, 1 Nëntor 2026

Banoret ne debat per veshjen dhe sjelljen e femrave Franceska-Ermalit Je fanatik

Djemte jane perfshire ne nje debat per veshjen e femrave. Ermali Dritani e Liami kane mendime te ndryshme per te cilat konfrontohen me njeri-tjetrin. Liami shprehet si me liberal dhe qe nuk do ta kufizonte asnjehere te dashuren e tij ne veshje ndersa Dritani shprehet se nuk mund ta toleroje qe femra me te cilen ai shoqerohet te vishet shume e ekzagjeruar me minifunde cka do te terhiqte vemendjen e njerezve ne rruge apo te shokeve te tij. Arbri shprehet se nese nje femer vishet ekstravagante atehere kjo tregon qe do te bjere ne sy dhe kerkon te arrije dicka me paraqitjen e saj.

Tani thote se per cdo vend ka nje veshje te vecante e Liami u thote Arbrit e Tanit se nese te dashurat e tyre do te dilnin vetem nuk do te ishte normale qe ata tu diktonin se cfare duhet te veshin. Arbri pergjigjet se e dashura e tij duhet ta dije qe nese del vetem duhet te jete me e rezervuar ne veshje ne menyre qe mos te marre ngacmime. Liami thote se kjo varet nga besimi qe cdo kush ka tek partneri apo partnerja por Arbri thote se nuk ka asnje arsye te shendoshe qe nje vajze te vishet ekstravagante dhe provokuese kur eshte pa pranine e te dashurit te saj e Tani thote se vajza qe eshte e lidhur me te duhet te kete rregulla e norma ne veshje.

Ermali i pyet Tanin e Arbrin nese jane fanatike e Arbri pergjigjet se nuk eshte i tille por kerkon respekt. Ermali shprehet se nese e le shoqen e tij te dale vetem ne club eshte i sigurt se nuk do ta mbaje vendi pavaresisht se e ka lene te shkoje por nuk mund te nderhyje ne veshjen e saj. Gerta afrohet tek djemte dhe i thote se karakteri i nje femre nuk dallohet nga veshja e saj por nese duan ta kuptojne kete duhet ta lene te lire. Me pas

Gerta e Liami flasin per mendimet e Tanit dhe Gerta shprehet se duke qene se Dritani shprehet ashtu tregon mangesi ne vete ose eshte i zhgenjyer nga ndonje vajze. Ermali sulmon Tanin duke i thene se ben shume gabim qe ka keto mendime kaq te ngurta e Franceska nderhyn e i thote Ermalit se dhe ai eshte fanatik dhe nuk po e kupton ate qe Tani do te shprehe. Liami shprehet se Tanit i pelqen te shohe femrat qe vishen ekstravagante por e dashura e tij nuk duhet te vishet ashtu. Ai shton per Tanin se ai ka mosbesim ndaj femrave pasi mund te jete i zhgenjyer prej ndonje historie.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›