Baptista sjell tri pikë për Romën
Sulmuesi brazilian Julio Baptista ka shënuar një gol spektakolar në çastet e fundit të ndeshjes, për t'i sjellë fitoren Romës në udhëtim në Olimpico përballë Torinos. Torino u mbajt shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes, fati i të cilës në fund u vendos nga një gol fantastik i Julio Baptistës. Pas një inkuadrimi të shpejtë të topit nga gjuajtja e lirë nga ana e romakëve në çastet e fundit të ndeshjes, topi arriti në zonë tek Baptisti, i cili në mënyrë të përkryer ndaloi atë me gjoks dhe e shënoi në stilin "gërshërë".
Me këtë fitore Roma grumbullon 30 pikë, duke u barazuar me Lazion që në mbrëmje do të presë në fushë të vet Juventusin.