Barak Obama rithekson gjykimin e drejtë për luftën në Irak
Kandidati demokrat presidencial Barack Obama ritheksoi qëndrimin e tij në politikën e jashtme, duke thënë se kishte të drejtë kur kundërshtoi luftën në Irak.
Zoti Obama u tha një grupi veteranësh të mbledhur sot në Florida se tregoi gjykim të drejtë duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara duhet të përqëndroheshin tek Al-Kaida dhe Afganistani në vend që të fillonin luftë në Irakun.
Ai tha se paralajmëroi se lufta në Irak do të inkurajonte ekstremizmin në Lindjen e Mesme dhe do të krijonte qëndra të reja terrorizmi. Zoti Obama kritikoi rivalin e tij, senatorin John McCain që parashikoi se amerikanët do të përshëndeteshin si çlirimtarë në Irak.
Zoti
McCain iu drejtua dje të njëjtit grup veteranësh. Ai kritikoi politikën e
jashtme të zotit Obama, duke thënë se kundërshtimi paraprak i senatorit të ri
ndaj shtimit të trupave në Irak nxjerr në pah mungesën e përvojës dhe gjykimin
e tij të dobët. //rd//