Barazim pa gola në derbin e kryeqytetit

TIRANE, 21 shtator/ATSH/ Partizani dhe Tirana barazuan në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.
Të dyja skuadrat luajtën në mbrojtje, duke bërë që ndeshja të kalonte pa shumë raste dhe duke rezultuar në barazim.
Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.
Më herët lojtarët e Tiranës bënë homazhe në nderim te ish-deputetit Gerti Bogdani tifoz i tyre që ndërroi jetë në moshë të re.
NdeshjaTirana-Partizani, foto: Agim Dobi 1 nga 5