Barazim për Realin, “tris” Barça, Girona e treta, Atletico dorëzohet

Java e parafundit e La Ligës nuk e lejon Realin të shkojë më shumë se një barazim, i cili rikuperohet pasi kaloi me tre gola përpara me një Arda Güler(dopietë) të shkëlqyer. Heroi i Villarrealit është Sørloth, i cili bëri të mundur që ndeshja të mbyllej në një barazim spektakolar 4-4.
Fitojnë Barça(3-0 me Vallecano) dhe Girona(3-1 në shtëpinë e Valencias), ndërsa Atletico Madrid shembet: Osasuna fiton 4-1 në Wanda Metropolitano. Athletic Bilbao dhe Real Sociedad “blindojnë” Europa League, Betis Conferencën. Cadiz bie nga kategoria.