Barça, Laporta: Koeman u shkarkua shumë vonë. Xavi? Të shohim

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta foli sot në një konferencë për shtyp së bashku me trajnerin e përkohshëm, Sergi Barjuan, duke shpjeguar arsyet e përjashtimit të Koeman pas humbjes kundër Rayo Vallecano në raundin e mesjavës: “Ne bëmë gjithçka që ishte e mundur për t’i dhënë atij kredite, ndoshta përjashtimi erdhi me vonesë. Ishte e drejtë që ta linim të rikuperonte të dëmtuarit, unë marr përgjegjësinë”, tha Laporta.
“Kishim mundur Valencia-n dhe Dinamon e Kievit, por më pas u kthyem në një situatë shqetësuese. Vendosën rezultatet, situata ishte e padurueshme dhe nëse nuk do të kishim zbatuar aspiratat tona, që janë të fitonim trofe, do të vuanim. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi ende në garë në të gjitha frontet”.
I destinuar për t’u ulur në stolin e katalanasve është ish-flamuri i klubit Xavi, trajneri aktual i Al Sadd-it, edhe pse Laporta nuk dha siguri për këtë në konferencë: “Nuk dua të zbuloj opsionet që po shqyrtojmë për të mos kompromentuar negociatat, emri i Xavi doli, por ky nuk është opsioni i vetëm. Ne po kërkojmë stilin që na ka lejuar të fitojmë. Ne po punojmë për të punësuar një trajner të ri dhe do ta bëjmë pa nxitim. Prioriteti është rikthimi i stilit të lojës së Barçës. Unë kam referenca të shkëlqyera për Xavi si trajner, dëgjohemi shpesh dhe e di mendimin e tij për ekipin, por ato janë biseda konfidenciale”.
“Mund të thuhet se ndeshjet e Barcelonës i kemi parë bashkë, sepse ndiejmë kur ato kanë përfunduar. Ne e vlerësojmë njëri-tjetrin dhe gjithmonë kam thënë që një ditë ai do ta drejtonte këtë ekip. Le të shohim se si evoluon gjithçka. Kushdo që vjen do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por pritshmëritë janë më të larta sepse këtu nuk ka vite tranzicioni. Skuadra mund të forcohet në janar dhe gjithashtu të bëhet më konkurruese me skuadrën që kemi”.