Barca dështoj mbrëmë për Neymarin, ja arsyeja

Barcelona nuk ka arritur mbrëmë që të bindë Santosin për blerjen e Neymar. Takimi 3 orësh mes dy skuadrave ka përfunduar pa sukses. Ka qenë babai i Neymar ai që ka refuzuar marrëveshjen me Barcelonën.
Zyrtarët e Santosit thuhet se kanë qenë të hapur me Barcelonën për blerjen e yllit të tyre, por babai i Neymar, Tambe Marquinho ka refuzuar bisedimet për blerjen e djalit të tij.
Santos ka propozuar që bisedimet të vazhdojnë të hënën pasi që Santos ka një ndeshje këtë vikend dhe nuk dëshiron të zhgënjej tifozët me shitjen e mundshme të Neymar./Indeksonline/