Barca e blen "pleshtin" brazilian, çfarë talenti

Se Barcelona mendon shumë për akademinë e saj, tregon edhe gjetja e këtij talenti të jashtëzakonshëm brazilian.
Barcelona ka arritur marrëveshje për blerjen e 11 vjeçarit brazilian, Cassiano Bouzon. Talenti i Bahias thuhej se ishte që një kohë në radarin e Barcelonës, ndërsa skuadra katalonase thuhet se ka arritur marrëveshje për blerjen e tij.
Ai në Brazil po quhet si "Pleshti" brazilian, me të cilin emër thirret edhe lojtari më i mirë në botë Lionel Messi. Në videon në vazhdim mund të shikoni aftësitë e larta të talentit Bouzon.