Barca e "gjen" Xavin e ri, Allen i Liverpoolit

Një radio katalonase ka publikuar lajmin se Barcelona është duke menduar të gjejë pasardhësin e Xavit në skuadër. Pavarësisht asaj se e ka vazhduar kontratën me "kamarierin" spanjoll, Barca është duke menduar të sjellë një mesfushor të denjë që ngjason me lojën e skuadrës.
Allen në Angli po quhet si Xavi britanik ndërsa po kalon formë briliante këtë edicion duke qenë një lojtar i pazëvëndësueshëm te Liverpooli.
Sipas këtij burimi, Barcelona i ka dërguar 3 herë këtë edicion disa agjentë të skuadrës në ishull për të parë nga afër mesfushorin e ri uellsian.
Allen është 22 vjeçar ndërsa edicionin e kaluar ishte një nga futbollistët me më shumë pasime në Premierligë, gjë të cilën po e bën edhe këtë edicion me Liverpoolin.
Barcelona mund të provoj Liverpoolin me një ofertë prej 16 milion eurosh për Allen, ndërsa për të mund të fus në lojë edhe shkëmbimin e David Villës apo Isac Cuencas.