E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca ne fushe ndaj Alaveshit

Barcelona rikthehet sërish në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjen e 1/16 të finaleve të Kupës së Mbretit me Alavesh. Trajneri i fituesve në fuqi të këtij aktiviteti, Tito Vilanova ka vendosur të bëjë rotacion për këtë ndeshje duke lënë pushim Valdes, Xhordi Alben, Pedron, Cavin dhe Mesi.

Trajneri katalanas në një konferencë për shtyp deklaroi se e vlerëson në maksimum skuadrën e Alavesh dhe se futbollistët e tij nuk e kanë nënvlerësuar këtë përballje.

'Ndeshjes me Alavesh duhet t'i japim rëndësinë që meriton-tha Vilanova për median-do të hedh në fushën e lojës formacionin më të mirë të mundshëm pasi duam të marrim një rezultat pozitiv. E njoh mirë trajnerin e kundërshtarëve tanë. Alavesh në 10 ndeshjet e fundit kanë pësuar vetëm 4 gola dhe kjo do të thotë se mbrojtja e tyre funksionon mjaft mirë'.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›