Barca nesër pa trajner!

Barcelona në ndeshjen e kthimit për kupë ndaj Cordobës do të jetë pa trajnerin Tito Vilanova.
Trajneri spanjoll do të udhëtojë për në SHBA për tu konsultuar për gjendjen e tij shëndetësore. Vilanova do të takohet me onlokogun e njohur, Timothy Chan për të diskutuar rrjedhën shëndetësore të tij.
Asistenti Jordi Roura pritet edhe një herë të drejtoj skuadrën në ndeshjen për kupë për të siguruar fazën tjetër./indeksonline/