Barça nuk fal, Atletiko jashtë zonës Champions

Në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës, Barcelona mundi 3-0 Atletico Madrid në Wanda Metropolitano dhe ngjitet në vendin e dytë, duke kaluar Girona-n, tani në -2. Një ndeshje që u zhbllokua nga ish-i i madh, Joao Felix (38′), ndërsa trajneri Xavi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave.
Me fillimin e pjesës së dytë ishte Lewandowski (47′) që dyfishoi shifrat, ndërsa goli i tretë u shënua nga Fermín López (75′). Colchoneros aktualisht janë jashtë zonës së Champions League, duke u pozicionuar në vendin e 5-të në kuotën e 55 pikëve, një më pak se Bilbao e vendit të katërt. Barcelona në vend të dytë ndodhet në kuotën e 64 pikëve, 8 më pak se Reali i vendit të parë.