Barça s’i shpenzon 40 milionë për Fabregas

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 19:10
Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell i ka sqaruar trajnerit të tij Pep Guardiola se nuk është i gatshëm t’ia paguajë Arsenalit 40 milionë euro për Cesc Fabregasin, edhe pse djaloshi nga Katalunia dëshiron të kthehet në shtëpi.
“Guardiola duhet të jetë i vetëdijshëm se çdo lojtar e ka vlerën e tij. Cesc vlerësohet më pak se 40 milionë euro. Ne nuk e kemi ndërmend t’i paguajmë 40 milionë dhe nëse Arsenali nuk e pranon një ofertë më të ulët, Fabregas nuk do të vijë tek ne”, u shpreh Rosell.
Mesfushori spanjoll në vitet e fundit flitet vazhdimisht se mund të kthehet në atdhe.