E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, Etoo percan ambientin Blougrana

Karakteri i ashper i sulmuesit te Barcelones, Samuel Eto’o ka dale ne siperfaqe duke krijuar probleme ne dhomat e zhveshjes te skuadres katalanase.

Gjate stervitjes se dites se djeshme, trajneri Pep Guardiola e ka larguar nga fusha kamerunasin, pasi nuk i eshte bindur urdhrave te tij. Gjithashtu, sulmuesi ka kryer disa nderhyrje te renda ndaj shokeve te skuadres, duke rrezikuar demtimin serioz te tyre.

Per te evituar demet e mundshme fizike te lojtareve katalanas, Guardiola ka marre masa duke e derguar para kohe ne dush lojtarin afrikan, i cili njihet per sjelljet jo normale.

Kjo nuk eshte hera e pare qe trajneri perplaset me sulmuesin e tij, pasi ne fillim te sezonit ai dha shenja te qarta se Eto’o duhej te dilte ne merkato, por nje gje te tille nuk e pranoi presidenti Laporta.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›