E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona bindet për të blerë kartonin e Rashford, kushton 30 milionë euro

Barcelona duket se është bindur plotësisht nga paraqitja e sulmuesit anglez, Marcus Rashford. Katalanasit me shumë gjasa do të blejnë përfundimisht atë në 2026-ën.

Lojtari i ardhur në huazim nga Manchester United ka shënuar deri tani 7 gola dhe ka dhënë 9 asiste në 23 ndeshje. Numra që vërtetojnë kualitetin e sulmuesit dhe në këtë situatë Barcelona është gati të paguajë 30 milionë euro për ta pasur lojtar të vetin në vazhdim.

Klubi spanjoll ndërkohë duhet të zgjidhë edhe çështjen e sulmuesit tjetër, veteranit Robert Lewndowski. Po punohet për rinovimin e kontratës së polakut dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja, katalanasit do ta zëvendësonin me Harry Kane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›