E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Barcelona disfatë pa dhimbje, Valencia shpëton

Mbërrin verdikti i fundit i kampionatit në Ligën spanjolle: Valencia shpëton, Valladolidi bie në Segunda Division. Në ditën e fundit të kampionatit, Barcelona ra në Vigo, një barazim i zhurmshëm mes Espanyolit dhe Almerias. Barazimet mes Betisit e Valencias dhe Elche-Cádiz.

Humbje pa dhimbje e Barcelonës – Celta Vigo mundi çuditërisht Barcelonën 2-1: vendosi një dygolësh nga Veiga. Vendasit e gjetën avantazhin në fund të pjesës së parë dhe dyfishuan epërsinë në pjesën e dytë. Katalanasit rihapën ndeshjen me një goditje me kokë të Fati, por vetëm kaq.

Valencia shpëton në ekstrem – Barazimi i Valencias në Sevilje ndaj Betisit. Vendasit e zhbllokuan sfidën pas gjashtëdhjetë sekondash me Perez, skuadra valenciane barazoi në pjesën e dytë falë Diego Lopez; një gol me shumë peshë që vlen mbijetesën.

Valladolid bie nga kategoria – Barazimi i Valladolidit në shtëpi me Getafen i dënon ata me rënie nga kategoria. Sfida ishte intensive, por jo e bukur. Getafe, e përfshirë në luftën për të mos rënë nga kategoria, luajti një lojë mbrojtëse duke sjellë në shtëpi një pikë vendimtare.

Espanyol-Almeria, sfidë piroteknike – Espanyol barazoi 3-3 kundër Almerias. Miqtë kaluan në epërsi përmes Toure, vendasit barazuan falë Puados. Në fillim të pjesës së dytë erdhi dyfishimi i Espanyolit falë mbrojtësit francez Pierre-Gabriel. Por menjëherë Embarba e kthen rezultatin në barazim. Por katalanasit kalojnë pëersëri përpara falë golit të italianit Koleosho. Në finale Embarba firmos për 3-3 me një penallti.

Cadiz mashtruan veten, Elche barazon – Elche barazoi 1-1 me Cadizin; ish-laciali Escalante firmosi avantazhin e miqve, Boye vendosi barazpeshën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›