Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, disfatë e hidhur për Real Madrid

Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës, pasi mposhti Realin e Madridit në finale, me rezultatin e thellë 5-2.
Triumf me dominim nga skuadra katalanase, që përveç trofeut, regjistron edhe suksesin e dytë sezonal në “El Clasico”.
Madrilenët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në avantazh me Mbappe në minutën e 5-të.Megjithatë festa zgjati pak për ekipin e Ancelotti-t, pasi Lamine Yamal vendosi baraspeshën në minutën e 22-të.
Lewandowski përmbysi rezultatin në minutën e 35-të, duke shënuar me penallti, ndërsa 4 minuta më vonë, Raphinha realizoi të tretin për Barcelonën.
Spektakli i kalanasve nuk kishte përfunduar këtu sepse para fundit të pjesës së parë, Balde realizoi edhe të katërtin.
Fraksioni i dytë nisi aty ku u mbyll i pari. Raphinha kompletoi dopietën personale në minutën e 48-të, duke çuar shifrat në 5-1 për Barcelonën.
Reali ngushtoi diferencat me Rodrygon në minutën e 60-të. Sulmuesi shënoi nga një faull, prej të cilit Sczesny u ndëshkua me të kuq dhe la katalanasit me 10 lojtarë.Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke bërë që të shpërthejë festa te Barcelona, me trajnerin Flick që fiton kështu trofeun e parë sezonal.