Barcelona, fituese e Kupës së Mbretit

Në Estadio la Cartuja në Sevilje, Barcelona mori Kupën e 31-të të Mbretit në histori: ata mundën Athletic Bilbao 4-0 në finale dhe i dhanë një përgjigje humbjes në Super Kupën Spanjolle. Gjysma e parë në të gjitha ngjyrat Blaugrana, por me rezultatin 0-0. Ndeshja vendoset në pjesën e dytë: në minutën e 60-të Griezmann fut në rrjetë krosimin e De Jong nga e djathta, ky i fundit dyfishon me kokën në minutën e 63-të, para dopietës në 68 ‘dhe 72’ nga Messi, autori i një magjie.
Në dhjetë edicionet e fundit, Barcelona ka arritur në tetë finale dhe ishte fitimtar në gjashtë prej tyre. Ka humbur kundër Real Madrid (2014, 2-1) dhe Valencia (2019, 2-1). Katalanasit marrin në dorëzim trofeun nga Real Sociedad, të cilët e gëzuan këtë trofe vetëm dy javë, pasi finalja e tyre, gjithashtu kundër Athletic, u luajt në 3 Prill 2021, një vit më vonë për shkak të COVID, që ka paralizua futbolli në vitin 2020,
Athletic humbi finalen e gjashtë radhazi të Kupës. E fundit që fituan ishte në 1984, kur mundën Barcelona 1-0 në Bernabéu. Dueli midis këtyre dy skuadrave janë finalet më të përsëritura në historinë e turneut. Ata janë matur nëntë herë në këtë kompeticion, duke krijuar një bilanc të favorshëm për Barcelona (7 fitore) ndaj Athletic (2).