E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona hap garën për trajner, pas Pellegrinit edhe Valverde në 'radar'

Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri që do të pasojë Vilanovën, i cili me shumë mundësi do të largohet nga katalanasit në fund të edicionit.

Arsyeja e largimit të teknikut është fakti që ka ende probleme me shëndetin duke mos qenë në dispozicion të ekipi me kohë të plotë, por edhe rezultatet e dobëta këtë edicion, pasi arriti të fitonte vetëm La Ligën.

Në listën e teknikëve që mund të zëvendësojnë Vilanovën përvec Manuel Pellegrinit, e përditshmja

“El Confindecial” shkruan për një interesim të mundshëm të trajnerit të Valencias, Ernesto Valverde. Trajneri ka një kontratë që i përfundon në Qershor të vitit 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›