E Hënë, 2 Nëntor 2026

Barcelona harron “El Clasico”/ Katalanasit lanë pas humbjen në derbi, Elche mundet 3-1

Nuk mund të thuhet se u harrua gjithçka.

Barcelona sërish u duk tepër e brishtë pas humbjes së El Klasikos ndaj Realit në Madrid, por gjithsesi, disfata u la pas dhe u arrit një fitore.

Katalanasit triumfuan me meritë 3-1 ndaj Elçes në stadiumin Olimpik në qytetin e tyre, dhe kjo falë paraqitjes së madhe të sulmit.

Lamin Jamal në 9’, Ferran Torres në 12’ dhe Markus Rashford në 61’ ishin autorët e golave, por ekipi I trajnerit Hansi Flik u duk sërish hija e vetvetes.

Habia ishte e madhe për publikun që Elçe mbajti më shumë topin, tregues I qartë se “blaugranët” nuk ishin aspak mirë, dhe kjo gjë nuk I ndodhi as përballë Realit.

Jo vetëm kaq, por miqtë goditën disa herë shtyllat dhe patën mundësi të shënonin shumë më tepër se vetëm një gol.

Mbrojtja futi ujë, por gjithsesi mediat në Katalonjë e panë gotën gjysmë plot.

“El Mundo Deportivo” është e lumtur me repartin sulmues: Tredhëmbësh vdekësor! Lamin, Ferran dhe Rashford e kthejnë Barçën tek triumfi!

E përditshmja “Sport” është më e vakët në titull: Reagim pozitiv me foton e shpresës më të madhe për titull, Lamin Jamal.

Gjithsesi, kënaqësia është për sulmin.

Siç shkruan e përditshmja e Madridit “AS”, Barça është ekipi I dytë më sulmues në Europë pas Bajernit, duke lënë prapa Realin, Interin dhe Mançester Sitin.

Nga ana tjetër, shpresa është që kjo të ishte ndeshja e fundit në stadiumin olimpik, dhe javën që vjen mund të luhet në “Kamp Nou”.

Siç raporton “Marka” Barcelona ka shitur mbi 10 000 bileta për tifozët që duan të shohin stërvitjen e së premtes në tempullin blaugrana./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›