E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona letër Papës: Eja për hatër të Messit

Skuadra e Barcelonës e ka ftuar Papa Franciscon që të jetë në "Camp Nou" për të shikuar një ndeshje të kësaj skuadre. Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell është shkruesi i letrës nëpërmjet të cilës i bën ftesë Papës duke siguruar nënshkrimin e Messit dhe Mascheranos.

“Si president i Barcelonës, do të ishte një nder shumë i madh që të ndanim me ju futbollin dhe jo vetëm atë si interesin tonë të përbashkët, pasi edhe ngjyrat e klubeve që preferojmë të dy janë të ngjashme. Do të mirëprisja me kënaqësi praninë tuaj në një ndeshje në “Camp Nou” dhe të gëzoheshit me lojtarët tanë, sidomos bashkëkombësit tuaj, Mesi dhe Maskerano, të cilët e kanë mbështetur këtë përshëndetje duke hedhur firmën e tyre në këtë letër” shkroj Rosell./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›