E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona marrëveshjen me francezin Riberi

Barcelonë - Klubi i Barcelonës dhe futbollisti francez Frank Riberi kanë arritur një marrëveshje mes tyre. Këtë lajm e konfirmojnë mediat spanjolle vetëm një ditë para super përballjes mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

“El Mundo Deportivo” thotë se klubi katalanas ka triumfuar mbi madrilenët në garën për të marrë mesfushorin e Bajernit të Munihut. Gazeta e njohur i referohet një delegacioni të Barcelonës në Ibiza, i cili qëndroi në të njëjtën zyrë me menaxherin e Riberisë.

Spanjollëve, sipas “El Mundo Deportivos”, u janë dashur të derdhin 22 milionë euro në arkat e bavarezëve, plus shërbimet e Hlebit dhe Gudjonsenit, kartonët e të cilëve kushtojnë 8 milionë euro.

Ndërkohë, drejtuesit e Bajernit janë të kënaqur, duke marrë parasysh se para dy vitesh e morën Riberinë me vetëm 20 milionë euro nga Olimpiku i Marsejës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›