Barcelona nuk ndalet, 4-1 ndaj Santanderit (video)
Miqtë mbyllën gjithçka që në 45 minutat e para, duke shënuar tre herë në portën e vendasve, të cilët, nga ana e tyre ishin të pafuqishëm për t’i bërë ballë dyshes Ibra-Mesi.
Zllatan Ibrahimoviç hapi serinë e golave në minutën e 20-të të takimit, me një gjuajtje me kokë. Pas këtij goli, skuadra e Pep Guardiolës realizon edhe dy herë të tjera brenda shtatë minutash me anë të Mesit dhe Pike.
Në pjesën e dytë, është përsëri Leo Mesi që thellon rezultatin në minutën e 63-të, me një supergjuajtje nga hyrja e 16-metërshit. Santanderi shënon golin e nderit në minutën e 72-të. Oskar Serrano gjuajti bukur me të majtën, duke mposhtur portierin Valdes, gol që vlen vetem për statistikë.
Në ndeshjen tjetër të luajtur dje për javën e 4-t të Primera Divizion, Sevilja mundi në stadiumin “Ramon Sanchez Pizuajn” 2-0 Majorkën, duke vijuar serinë e paraqitjeve të mira në këtë fillim kampionati.
Skilaçi në minutën e 17-të dhe Perotti tetë minuta më pas, i dhanë fitoren ekipit vendas.