E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardh Spahia nuk pranon humbjen: Pushteti i dalë nga krimi dhe paratë e pista nuk jeton gjatë

Humbja surprise e PD në Shkodër, ka sjell zhgënjim të madh tek demokratet, por edhe tek vetë kandidati i djathtë Bardh Spahia.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai akuzoi PS dhe përfaqësuesit e saj se kanë ndikuar në zgjedhje përmes parave të pista dhe botës së krimit.

Spahiu shtoi se  ky lloj pushteti nuk jeton gjatë.

Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta.Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›