Bardhësia i “reziston” rrezeve të pranverës, rikthehen reshjet e dëborës në juglindje

Dëbora është rikthyer në zonat malore të juglindjes. reshjet më të dendura ishin në lartësinë mbi 1200 metra, kryesisht në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës, por edhe në fshatrat e Vithkuqit dhe Lekasit.
Reshje dëbore kishte gjithashtu në fshatrat e Devollit të Sipërm. Trashësia e saj në të gjitha këto zona nuk ka shkuar më shumë se 5 cm.
Deri më tani, dëbora nuk ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave në akset e fshatrave turistike të Dardhës dhe Voskopojës, që janë edhe më të vizituarit gjatë fundjavës.