Bardhi: Ky trofe është vetëm fillimi, Daja ka ndryshuar Dinamon

Presidenti i Dinamos Ardian Bardhi ka folur për emisionin Supergol në RTSH pas fitimit të Kupës së Shqipërisë përballë Egnatias. Ky është trofeu i parë i “bluve” nën drejtimin e tij dhe Bardhe premton se Dinamo shumë shpejt do të rikthehet të dominojë futbollin shqiptar, duke fituar trofe të tjerë.
“Me ardhjen e Dajës, Dinamo ka ndryshuar. Tani kemi nisur rrugëtimin tonë, morëm trofeun tonë të parë pas shumë vitesh dhe mendojmë që do ta çojmë më tej rrugën e sukseseve, duke synuar të tjerë trofe.
Jemi akoma në garë për titullin në Final 4. Projekti është afatgjatë, projekti është ambicioz. Dinamo do të rikthehet në kohët e saj të lavdishme. Dinamo ka munguar këto vite, por projekti është afatgjatë dhe do të ketë surpriza të tjera të mëdha”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Dinamos.