E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi kundërshton shoqërimin e deputetëve nga truprojet në foltore: Rama të vijë në seancë, të jap llogari për inceneratorët

Kuvendi ka nisur me debate ndërsa është miratuar ndryshimi për rendin e ditës, pasi është future projektligji për Akademinë e Shkencave.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.

Ndërkohë ish-kryeministri Berisha ka shpalosur një banderole në Kuvend ku shkruhet ‘mafia e plehrave’.

Ndërsa një përplasje ka pasur edhe mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe Nikollës.

Bardhi ka thënë se është e panevojshme që deoutetët e opozitës të shoqërohen nga truprojat në foltore, ndërsa i ka kërkuar kryeparlamentares që të sjellë në seancë për interpelancë kryeministrin Edi Rama, për të dhënë llogari për aferën e inceneratorëve.

“Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit.

Ju doni të kaloni në heshtje vjedhjen me inceneratorët.  Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama.

Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti

Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›