Bardhi në SHBA, një foto…montazh/ Krashi: “Influencë” ndaj popullit për të treguar mbështetje

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi thotë se foto montazhi i deputetit demokrat, Gazment Bardhi, i cili kishte prerë një foto me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Aleksandër Kasanof, kur në fakt, në takim ishte një delegacion i Kuvendit, kërkon të tregojë se PD ka “influencë” ndaj popullit për të treguar mbështetje.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Krrashi u shpreh se janë qytetarët shqiptarë të cilët vendosin se kush do udhëheqë Shqipërinë e jo ndërkombëtarët.
“Për këto foto dhe takime, janë të rëndësishme për Shqipërinë në radhë të parë. Janë qytetarët shqiptarë, të cilët do të vendosin fatin, se kush do e drejtojë Shqipërinë. Me ndarjen e fotove, janë gjëra personale. Kjo është puna e tyre, ne të vazhdojmë punën tonë”, theksoi ai ndër të tjera./abcnews.al