E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bardhi sulmon Veliajn: E ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias

Polemikat rreth përgjimeve të antimafias italiane dhe implikimi të zyrtarëve të lartë shqiptarë në pastrimin e parave me ndërtime në Tiranë, janë zhvilluar edhe më tej pasditen e së shtunës. Pas shkëmbimit të replikave mes ish deputetes të PD Grida Duma dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Eriona Veliaj, në to është përfshirë edhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi.  Në  fokusin e tij ka qenë sërish kreu i bashkisë Velia. “Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias. 
Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 
Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!” shkruan zot Bardhi në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›