Bari, shqiptari hidhet nga trageti për t’i shpëtuar masës së dëbimit
ROME-Nga mbrëmja e 20 gushtit forcat detare të Rojes Bregdetare të Barit e e Monopolit, me mbështetjen e helikopterëve Zjarrfikësve dhe të Financierëve kanë nisur kërkimet për një 31-vjeçar shqiptar që është hedhur në det, rreth 3 milje nga bregu.
Shqiptari emri i të cilit ende nuk dihet është dëbuar nga Kuestura e Teramos, ishte shoqëruar në port e ish hipur në tragetin Bari me të cilin dje në mëngjes do të mbërrinte në Durrës. Por vetëm tre milje në të dalë të portit të Barit, një udhëtar tjetër i tragetit e ka parë të hidhej në det dhe ka dhënë alarmin që i është kaluar menjëherë Kapitanerisë së portit të Barit për të nisur kërkimet.
Kërkimet vijojnë, por me kalimin e orëve pakësohen shpresat për ta gjetur 31-vjeçarin akoma në jetë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Tiranasja e verbër shoqërohet nga qeni, incident me personelin e tragetit