E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barnat PS serish akuza Vasilit

Partia Socialiste denoncoi hartimin e listes se barnave spitalore qe sipas selise roze eshte hartuar nga firma famaceutike e Rrasim Hamzarait djali i dajes i ministrit Petrit Vasili.

Kjo liste barnash sipas deputetit Eltar Deda eshte kundershtuar nga specialistet e QSUT-se.

Pra Petrit Vasili kerkonte te vendoste listen e barnave mjekesore te hartuar nga djali i dajes se tij. Dhe meqenese kjo liste ishte e papranueshme nga pergjegjesja e farmacise se QSUT keta zoterinj e shkarkojne nga detyra pikerisht per kete arsye ka deklaruar Deda.

Sipas tij zyrtarja e shkarkuar eshte zevendesuar me nje individ te dyshimte per lidhje mafioze.

A e dini me ke u zevendesua Me Fatos Muhon ortakun e Rrasim Hamzarajt ne kompanine e lojerave te fatit Star Bet ku sic e dine te gjithe ortak ishte edhe bosi i Sacra Corona Unita miku i ministres Bregu Albino Prudentino. Ja pra shendeti i shumices se shqiptareve luhet ne lojerat e fatit te administruara nga Petriti i Ilirit ka shtuar Deda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›