E Diel, 1 Nëntor 2026

Baronesha Hayman ne Tirane

Ne viziten e pare ne Shqiperi kryetarja e Dhomes se Lordeve baronesha Helene Hayman shprehu mbeshtetjen e plote te Britanise se Madhe per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. UPDATE

Ne takimin me Presidentin Bamir Topi baronesha Hayman duke vleresuar rolin moderator te Presidentit Topi ne garantimin e Kushtetutes dhe te pavaresise se institucioneve demokratike theksoi rendesine e nje dialogu politik dhe te nje demokracie funksionale e institucionale ne kete drejtim.

Ceshtjen e funksionimit te institucioneve baronesha Hayman e preku edhe ne takimin me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli duke theksuar se mbeshtetja per institucionin e Parlamentit eshte fondamental.

Mendoj se ne qe vijme nga demokraci shume te vjetra kemi nje admirim shume te madh per vende te tilla te reja dhe ndoshta Shqiperia eshte nje rast shume i vecante ku ne nje periudhe kaq te shkurter eshte rritur kaq shume ne ndertimin e institucioneve demokratike tha Hayman.

Por ceshtja e institucioneve ne Shqiperi nderlikohet here pas here dhe ajo qe bie ne sy tani eshte pakenaqesia qe Kryetarja e Kuvendit shpreh ne lidhje me mungesen e dekretit te Presidentit per emerimin e Kryetarit te Gjykates Kushtetuese.

Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma tha Topalli.

Persa i perket ceshtjes se hetimit te zgjedhjeve kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e pyetur nga gazetaret shprehu gatishmerine qe sapo socialistet te dorezojne kerkesen per komisionin hetimor ai te ngrihet sipas kushtetutes dhe rezolutes se Parlamentit Europian. Nje fjali kjo qe perdoret nga mazhoranca per te thene se eshte gati te hetoje vetem materialet zgjedhore dhe jo kutite e votimit nese per to nuk do te kete me pare nje opinion nga Gjykata Kushtetuese apo Komisioni i Venecias.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›