E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso: Emergjencë sociale, në 12 vende, 25 % e të rinjve pa punë

BRUKSEL - Situata mbetet shumë serioze sidomos papunësia, në 12 vende nga 27, papunësia ndër të rinjtë është 25 për qind. Kështu u shpreh sot presidenti i Komisionit Europian Barroso. Sipas tij disa shtete po përballen me një emergjencë të vërtetë.

"Ne kemi bërë shumë për të adresuar dobësitë e Evropës, dhe sot ne mund të themi se ata që parashikuan fundin e euros kanë bërë gabim," tha Barroso në Parlamentin e BE-së.

Sipas tij, nga fundi i vitit 2012 disa vende të eurozonës kanë filluar të dalin nga kriza.

"Treguesit janë përmirësuar, por gjithsesi situata mbetet serioze, sidomos ajo e papunësisë. Duhet të pranojnë se tashmë problemi i papunësisë duhet të trajtohet në nivel të organizmave të BE", tha Barroso.

Redaksia online
(rd/eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›