Barroso-Monti Te ringjallim rritjen ekonomike

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe kryeministri italian Mario Monti janë takuar në Bruksel, ku më pas kanë prezantuar pikëpamjet e tyre për rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Kemi rënë dakord që ringjallja e rritjes ekonomike duhet të bëhet përmes një angazhimi të pandërprerë, me qëllim përmirësimin e konkurrencës dhe jo përmes rritjes së huave”, kanë deklaruar Barroso dhe Monti në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Dy liderët kanë nënvizuar se bisedimet e zhvilluara mes tyre janë fokusuar mbi situatën aktuale ekonomike në Evropë dhe në veçanti në zonën e euros.
“Ndodhemi përballë sfidave të rëndësishme përsa i përket Kriza FinanciareSpanjë, papunësia në nivele rekord“Standard & Poor” zhvlerëson SpanjënSHBA, ekonomia rimëkëmbet afateve të rritjes ekonomike dhe nivelit të lartë të papunësisë”, kanë vlerësuar Barroso dhe Monti.
“Konsolidimi fiskal duhet të vijojë bashkë me investime që mund të sjellin rritjen e konkurrencës dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë për rritjen e kërkesës në afate të shkurtra”, janë shprehur ata.
Presidenti i KE dhe kryeministri i Italisë janë shprehur në të njëjtën linjë mbi nevojën për zhvillimin e mëtejshëm të tregut Unik dhe për përforcimin e aplikimit të rregullave të tij, me progrese në sektorët e ekonomisë dixhitale, energjisë dhe shërbimeve.
“Jemi gjithashtu dakord mbi nevojën e zhvillimit të tregut të përbashkët, që është mjeti më i rëndësishëm për promovimin e rritjes dhe për forcimin e aplikimit të rregullave të tij”, kanë thënë ata.
“Në veçanti duhet të arrihen progrese të shpejta dhe më efikase në sektorët e ekonomisë dixhitale, energjisë dhe shërbimeve”, kanë saktësuar më tej Barroso dhe Monti.